Kyresore » 2012 » Dhjetor » 6 » Bastet: Mbetja e Mancinit në City ka koeficientin 5.50
9:54 PM
Bastet: Mbetja e Mancinit në City ka koeficientin 5.50
Manchester City është bërë një shënjestër e lehtë e medies angleze pas dështimit total në Champions. Të gjithë në kor kanë shfryrë vrer ndaj trajnerit Roberto Mancinit dhe futbollistëve të tij, të cilët jo vetëm që nuk janë kualifikuar, por në 6 takime kanë grumbulluar vetëm tre pikë, dhe kjo shifër nuk korrespondon me një fitore, por me tri barazime. Ndaj, nisur nga kjo statistikë, City ka njollosur historinë e klubeve angleze në Champions, sepse kurrë më parë nuk kishte ndodhur që një skuadër e ishullit ta mbyllte fazën e grupeve pa fituar të paktën një ndeshje, e cila i kushton xhepave të sheikut Mansur një mal me miliona.Me largimin nga Champions League dhe me kualifikimin e munguar edhe në Ligën e Evropës, Manchester City duket se po përgatit shkarkimin e trajnerit Roberto Mancini. Prandaj, testi i radhës në kampionat, në derbi kundër Manchester Unitedit, do të jetë një mundësi për të fituar apo për të humbur pikë nga ana e teknikut italian. Për momentin, kuotat për shkarkimin janë ende të larta, saktësisht 5.5, por këto mund të bien bindshëm në rast të një humbjeje me "Djajtë të Kuq”.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus