Kyresore » 2012 » Maj » 16 » Bayern akuzon UEFA-n: Po rripni tifozët
4:23 PM
Bayern akuzon UEFA-n: Po rripni tifozët
Uli Hoeness, presidenti i Bayern Munchen, ka kritikuar ashpër UEFA-n për çmimet e larta të biletave për finalen e së shtunës në "Allianz Arena" mes vendasve dhe Chelsea."Më vjen shumë keq. Më duket sikur tifozët janë lopë që UEFA po i mjel", deklaroi Hoeness për të përditshmen gjermane "Bild".Biletat normale kushtojnë 70-350 euro, ndërsa ato në tribunën VIP arrijnë deri në 3500 euro.Bayern Munchen dhe Chelsea kanë marrë secili nga 17500 bileta për tifozët e tyre, ndërsa 62500 biletat e mbetura ishin për sponsorët dhe tifozët neutralë.Vetëm klubi i Bayern Munchen ka pasur rreth 1 milionë kërkesa për bileta për ndeshjen e madhe të së shtunës mbrëma.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus