Kyresore » 2012 » Prill » 25 » Bayern eshte në Madrid
10:22 AM
Bayern eshte në Madrid
Me disa minuta vonese avioni i posacem i Lufthansa mberriti ne Madrid me skuadren e Bayern Munchen ne bord. E gjithe skuadra dhe stafi i Bayern kane ardhur ne Madrid me nje qellim, te kualifikohen per ne finalen e 19 majit. "Do te jete nje ndeshje e veshtire per ne, por me golin ne minuten e fundit te shenuar nga Gomez ne i kemi dhene vetes nje shans te madh”, thote Rummenigge. "Do te mundohemi te realizojme endrren e tifozeve tane qe te luajme ne finalen e ketij kompeticioni ne stadiumin tone”, shton Rummenigge.Lojtaret duken te qete teksa kalojne kontrollet e detyruara te aeroportit madrilen. Muller dhe Ribery duket se jane ata qe mbajne nje atmosfere te qete teksa ngacmojne lojtarin me te ri te skuadres Takashi Usami. Robben duket i perqendruar dhe mendon vetem per ndeshjen e sotme. Ne takimin e pare Robben ishte disi ne hije dhe sot skuadra ka nevoje per te gjithe potencialin e holandezit. Problemi me Ribery eshte zgjidhur dhe tani te gjithe mendojne per te arritur kualifikimin. "Shanset jane 50-50 per te dyja skuadrat. Real vjen pas fitores se arritur kunder Barcelones qe i ka dhene besim te madh skuadres. Por ne kemi shenuar nje gol me shume dhe na mjafton dhe nje barazim”, shprehet presidenti Hoeness. Nga aeroporti skuadra udheton drejt hotelit ne qender te kryeqytetit spanjoll. Ne konferencen per shtyp jane te pranishem trajneri Heynckes, dhe Schweinsteiger bashke me portierin Manuel Neuer. Trajneri Heynckes eshte i qete dhe bindur ne skuadren e tij.

"Te gjithe lojtaret jane te gatshem dhe te motivuar ne maksimum per kete ndeshje. Skuadra e Real vjen me besim te madh pas fitores se arritur ne Barcelone dhe pothuajse e ka hipotekuar titullin kampion ne Spanje. Bayern ne kete ndeshje duhet te jape maksimumin e tij. Duhet te jemi te bashkuar dhe te ndihmojme njeri-tjetrin ne fushen e lojes. Do te kemi shanset tona dhe duhet te shfrytezojme ne maksimum. Jam i bindur se do te shenojme ne kete ndeshje. Kemi lojtare shume te mire ne repartin e sulmit”, shprehet Heynckes per mediat gjermane.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus