Kyresore » 2012 » Maj » 22 » Bayern, miqësore luksi me Hollandën
1:55 PM
Bayern, miqësore luksi me Hollandën
Dy ditë pas humbjes së finales kundër Chelsea, Bayern Munchen ndihet i dërmuar nga ana psikologjike. Vitin e kaluar klubi bavarez dhe Federata Hollandeze kanë vendosur të organizojnë një miqësore luksi ditën e martë në orën 20:30 për të mbyllur zyrtarisht sezonin 2011-2012. Teksa në Botërorin 2010, Bayerni dhe federata e Hollandës u konfliktuan, për shkak se aktivizuan Robbenin të dëmtuar gjatë finaleve të atij botërori, të dyja palët e zgjidhën në mënyrë paqësore. Ky test është kritikuar nga drejtuesit e përfaqësueses gjermane dhe e kanë cilësuar të pavlerë. Duke qenë se për miqësoren është nënshkruar një kontratë, të dyja palët do të respektojnë duke aktivizuar lojtarët më të mirë. Kjo vlen më shumë për Hollandën dhe trajneri Bert Van Marvijk për të respektuar atë kontratë ka deklaruar se Arjen Roben do të jetë pjesë e kësaj ndeshjeje, por për disa minuta. 

Ai do të veshë për këtë duel një fanellë të veçantë me ngjyrat e "tulipanëve” dhe bavarezëve.

"Për ne është një test dhe për ta zhvilluar atë kemi nënshkruar një kontratë, të cilën duhet ta respektojmë. E kuptoj situatën e bavarezëve, por Arjen Roben do aktivizohet për disa minuta, jo si titullar. Besoj se do t’i shërbejë pozitivisht nga ana psikologjike, edhe pse ndihet akoma i shqetësuar për humbjen e finales”, – nënvizoi trajneri i nënkampionëve të botës, Marvijk.

Në këtë ndeshje do i’i japin lamtumirën Bajernit gjashtë futbollistë: dy portierët, Hans But dhe Ruven Zatelmaier, mbrojtësi Breno, dy mesfushorët Pranjiç dhe Usami, si dhe sulmuesi Ivica Oliç.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 0.0/0

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus