Kyresore » 2012 » Maj » 11 » Bayern Munchen interesohet për Sahin
12:59 PM
Bayern Munchen interesohet për Sahin
Pas blerjeve të Xherdan Shaqirit dhe mbrojtësit Dante, goditja e radhës në merkato për Bayern Mynih pritet të jetë Nuri Sahin. Mediat vendase dhe specialistë të merkatos bëjnë të ditur se klubi bavarez po bëjnë përpjekje maksimale që të firmos me ish mesfushorin e Borussia Dortmund i cili te Reali ka luajtur vetëm 127 minuta.
Për një operacion të tillë në merkato janë 2 pengesat: E para, Mourinho ka frikë se Sahin i rikuperuar mund të shkëlqejë dhe mund të përforcojë një rival direkt për Champions League, i cili eliminoi ekipin e tij këtë vit në gjysmëfinale. Pengesa e dytë ka të bëjë me Sahin i cili në kërkim të rilindjes, kërkon të luajë por do ta ketë vështirë duke patur parasysh se në mesfushën bavareze ka lojtarë të palëvizshëm si Bastian Schweinsteiger, Toni Kroos e Luiz Gustavo.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus