Kyresore » 2012 » Shkurt » 18 » Bayern mund ta pengojë Shaqirin për Olimpiadë
12:44 PM
Bayern mund ta pengojë Shaqirin për Olimpiadë
Xherdan Shaqiri ka realizuar një ëndërr pasi arriti të transferohet nga ekipi zviceran Basel te gjiganti gjerman Bayern Munchen. Por, pikërisht klubi i ri mund ta lë pa e realizuar një ëndërr tjetër – pjesëmarrjen në Lojërat Olimpike me përfaqësuesen U23 të Zvicrës. Sipas ueb faqes 20 minuten, 20 vjeçari do ta ketë problem pjesëmarrjen në Olimpiadë, pasi në atë kohë Bayern Munchen do të fillojë fazën përgatitore për sezonin e ri. Edhe pse trajneri Jupp Heynckes nuk ka dashur të diskutojë rreth kësaj, sipas kësaj ueb faqeje mesfushorit të talentuar i nevojitet faza përgatitore me ekipin e ri pasi që do të ketë konkurrencë të fortë. Edhe pse e ka ëndërr pjesëmarrjen në Lojërat Olimpike ‘Londra 2012’ me Zvicrën, ‘Shaq Attack’ është i vetëdijshëm se kjo varet nga Bayerni i Munichut, i cili nga 1 korriku do ta marrë në dorë kartonin e tij.
"Dëshiroj të luaj në Olimpiadë në fund të korrikut, kjo është një ëndërr e imja absolutisht. Mirëpo, do të flas me trajnerin Jupp Heynckes. Nëse ai më thotë jo, atëherë do të bëhej puna mjaft e vështirë”, ka thënë ditë më parë Shaqiri, i cili nënshkroi kontratë me Bayernin deri në vitit 2016. 

Shaqiri që nga debutimi me Baselin në elitën e futbollit zviceran në vitin 2009 ka bërë një të arritur të madhe në karrierë. Ai me klubin zviceran ka fituar dy herë titullin dhe Kupën e Zvicrës.

Pas paraqitjeve të mira, 20 vjeçari u bë pjesë e rëndësishme edhe e përfaqësueses A të Zvicrës, me të cilën debutoi në vitin 2010. Ai madje ka arritur që si 18 vjeçar të luajë me helvetikët në kampionatin botëror ‘Afrika e Jugut 2010.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus