Kyresore » 2012 » Prill » 18 » Bayerni i tmerrshem ndaj Realit (+VIDEO)
11:07 PM
Bayerni i tmerrshem ndaj Realit (+VIDEO)
Historia flet për Bayerni i Munichut. Klubi gjerman ka arritur të ketë një bilanc pozitiv përkundrejt gjigantëve spanjollë të Realit të Madridit. Si dy klube elitare të futbollit evropian, ato janë përballur jo pak herë me njëri-tjetrin në Ligën e Kampioneve, madje në raunde të rëndësishme të kësaj gare. Në bilancin e përgjithshëm, bavarezët kanë fituar 10 prej 18 përballjeve të zhvilluara, dy të tjera kanë përfunduar në barazim dhe gjashtë suksese për madrilenët. Ndërkohë, kjo është hera e pestë që këto skuadra përballen me njëra-tjetrën në gjysmëfinalet e Ligës së Kampioneve. Në tri prej katër rasteve të shkuara, Bayerni i Munichut ka eliminuar Realin dhe ka shkuar në finale. Rasti i vetëm kur "galaktikët” shkuan në ndeshjen e fundit të turneut, ka qenë në vitin 2000, kur fituan ndeshjen e parë 2-0 në shtëpi dhe humbën 2-1 në transfertë ndaj bavarezëve. Një tjetër fakt tepër i rëndësishëm, i cili u jep akoma më shumë zemër djemve të trajnerit Jupp Heynckes përpara sfidës së ditës së martë, është se Reali nuk ka arritur të fitojë asnjëherë në "Alianz Arena”, gjatë një përballjeje të Champions-it kundër Bayernit.
Байерн Мюнхен - Реал Мадрид 2:1 HD by FootballKing2192
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus