Kyresore » 2012 » Maj » 3 » Bayerni nuk do të shesë asnjë lojtar
5:55 PM
Bayerni nuk do të shesë asnjë lojtar
"Larg duart nga Roben dhe gjithë yjet e Bayernit”. Paralajmërimi i Karl-Heinze Rummenigges është i qartë. Zv.presidenti i Bayernit ka reaguar më në fund duke hedhur poshtë spekulimet se mesfushori sulmues holandez nuk do të rinovojë në "Alianc-Arena”, dhe pritet të largohet nga Munichu që në afatin kalimtar të verës. Për krahun e djathtë të Uli Hoennesit, jo vetëm që Arjen nuk do të largohet këtë verë, por firma e tij në kontratën e re është vetëm çështje orësh. Rummenigge nga ana tjetër qetëson tifozët e rekordmenëve gjermanë, se në verë jo vetëm që nuk do të largohet asnjë yll, por pritet të afrohen të tjerë, për ta shndërruar klubin gjerman në një superfuqi.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus