Kyresore » 2012 » Maj » 29 » Bayerni pas Javi Martinez
3:46 PM
Bayerni pas Javi Martinez
Bayern Munich raportohet se ka kontaktuar me agjentin e yllit të Athletic Bilbao, Javi Martinez, për një transferim të lojtarit gjatë verës.Pas sezonit të dytë pa trofe, gjigantët gjerman dëshirojnë të përmirësojnë dukshëm skuadrën. Trajneri Jupp Heynckes së fundi tha se ata do të dalin në treg së shpejti, fillimisht për një mesfushor defansiv.Goal.com ka mësuar se bavarezët kanë ndarë 60 milionë euro për përforcime të verës, dhe një shumë të konsiderueshme të kësaj dëshirojnë ta investojnë në Martinez.23-vjeçari spanjoll ka një klauzolë blerëse që kap vlerën e 40 milionë eurove, por përfaqësuesit e tij kanë konfirmuar se kjo shumë mund të ulet për blerësit jashtë Spanjës.Për Martinez të interesuar janë edhe skuadra të tjera evropiane, në veçanti ato Angleze.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus