Kyresore » 2012 » Prill » 16 » Beckenbauer: Real Madrid një ekip i fortë, por jo sa Barcelona
3:24 PM
Beckenbauer: Real Madrid një ekip i fortë, por jo sa Barcelona
"Kaizeri” e sheh si disavantazh faktin që bavarezët do e luajnë ndeshjen e parë në fushën e tyre, por mendon se nëse Bayern shfaq nivelin e tij më të mirë mund të fitojë ndaj Real Madrid në gjysmëfinalet e Champions.Franz Beckenbauer, presidenti i nderit i Bayern Munchen, është shprehur për kanalin ‘Sky’ se Real Madrid është një ekip i fortë, por jo sa Barcelona."E kam parë Realin në Ligën e Kampioneve. Është një ekip normal, një ekip i fortë, por normal. Është një grup që punon shumë, por nuk kanë lirshmërinë e Barcelonës në lojë”, shtoi legjenda gjermane.

"Kaizeri” e sheh si disavantazh faktin që bavarezët do e luajnë ndeshjen e parë në fushën e tyre, por mendon se nëse Bayern shfaq nivelin e tij më të mirë mund të fitojë ndaj Real Madrid në gjysmëfinalet e Champions.

"Duhet të luajmë siç bëmë në pjesën e dytë ndaj Dortmundit”, deklaroi Beckenbauer.

Howard Webb, arbitri i takimit

Gjysmëfinalja e Ligës së Kampioneve Bayern Munchen-Real Madrid do të drejtohet nga arbitri anglez Howard Webb.

Ky arbitër u kritikua ashpër nga mediat spanjolle pas finales së botërorit të vitit 2010 pasi nuk ndëshkoi me karton të kuq ndërhyrjen e ashpër të hollandezit De Jong ndaj spanjollit Xabi Alonso dhe lejoi një lojë të ashpër.

Në këtë ndeshje Bayern ka 5 lojtarë të cilët nëse ndëshkohen me karton të verdhë nuk do të luajnë ndeshjen e kthimit: Boateng, Alaba, Luiz Gustavo, Kroos dhe Müller.

Nga ana tjetër, madrilenët vijnë "të pastër” në këtë takim që do të luhet të martën në orën 20.45.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus