Kyresore » 2012 » Gusht » 2 » Behrami e impresionon Napolin
10:32 AM
Behrami e impresionon Napolin
"Kjo ishte mjaft e mirë. E mendonim edhe më herët, por tash na u forcua bindja jonë. Paraqitja e tij na riktheu kujtesën, kur që nga afati kalimtar kemi shkruar: Napoli, merre Behramin. Presidenti e bleu për fatin tonë”, ka shkruar ueb faqja spazionapoli.it.Valon Behrami e ka nisur në mënyrë impresionuese eksperiencën me Napolin. Mesfushori kosovar ka bërë lojë të pëlqyer ndaj ekipit gjerman Bayer Leverkusen në stadiumin San Paolo dhe kjo nuk ka mbetur pa i rënë në sy tifozëve napolitanë."Kjo ishte mjaft e mirë. E mendonim edhe më herët, por tash na u forcua bindja jonë. Paraqitja e tij na riktheu kujtesën, kur që nga afati kalimtar kemi shkruar: Napoli, merre Behramin. Presidenti e bleu për fatin tonë”, ka shkruar ueb faqja spazionapoli.it.

Behrami nuk impresionoi vetëm me teknikën e tij në lojën e parë me Napolin, por u dallua edhe për përshtatjen në skemën taktike të ekipit Azzurr. Me Cristian Maggion u përshtat mjaft mirë, dukej se po luanin bashkë një jetë, ndërsa përfaqësuesi zviceran është aty prej më pak se një muaji.

"Aq shumë vrapim pa u ndalur kurrë, gjithmonë një presion inteligjent, me një zemër të madhe. Valon, Napoli qysh tash ta do të mirën. Nuk mund të ishte ndryshe, mos ta harrojmë se Napoli i do lojtarët që në fushë e lënë zemrën”, përfundon shkrimi në ueb faqen italiane.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus