Kyresore » 2012 » Maj » 29 » Behrami ndihmon Prishtinën për thyerje të izolimit
4:23 PM
Behrami ndihmon Prishtinën për thyerje të izolimit
Valon Behrami ka vlerësuar se futbolli i Kosovës nga viti në vit është duke shënuar progres, derisa ka shtuar se duhet lavdëruar edhe me paraqitjen e futbollistëve nga Kosova në arenën ndërkombëtare. Këto komente ai i bëri gjatë një vizite që është duke e zhvilluar në Kosovë.Futbollisti shqiptar i përfaqësueses së Zvicrës, Valon Behrami këto ditë është duke qëndruar në vendlindjen e tij në Mitrovicë, por krahas vizitave tek të afërmit ai po i kushton vëmendje të posaçme edhe aktiviteteve futbollistike në Kosovë. Behrami në një konferencë të përbashkët për shtyp me Remzi Eupin kryetar i KF Prishtina, ka bërë të ditur se është duke i ndihmuar Prishtinës të ketë disa paraqitje miqësore me kategoritë e reja në Zvicër."Prishtina është ndër klubet më të organizuara në Kosovë dhe jemi duke siguruar disa ndeshje për gjenerata e reja në Zvicër. Ndërkaq Remzi Ejupi falënderoi Behramin për angazhimin e tij. "Falënderojmë Valonin për ndihmën që na ka dhënë për kontaktet me klubet sportive në Zvicër. Si rrjedhojë e kësaj pune gjatë muajit korrim do të udhëtojmë në Zvicër ku do të zhvillojmë disa takime me gjeneratat e reja. Por ende nuk duam t’i bëjmë publike emrat e rivalëve” tha ai. Ndërkaq Behrami më pa iu përgjigjur pyetjeve të gazetareve në Prishtinë, ai ka vlerësuar se futbolli i Kosovës është në rritje. "Kosovën e vizitoi çdo vit, ndërkaq më lenë përshtypje fakti se çdo herë shoh progres në lojën dhe zhvillimin e këtij sporti”. Më pas Behrami shtoi se është për mburrje edhe paraqitja e futbollistëve shqiptar në arenën ndërkombëtare. "Është arritje e madhe pasi kohëve të fundit është rritur dukshëm numri i futbollistëve që luajnë në arenën ndërkombëtare. Rast i veçantë është Zvicra për përfaqësuesen e së cilës luajnë një numër i madh i shqiptarëve. Me këtë dëshmojmë se jemi popull punëtor”, vlerësoi ai. Behrami, tha se me krenari referohen është që nga Kosova dhe i lindur në Mitrovicë, ndërkohë që të rinjtë duhet të motivohen me sukseset e tij. "Unë dje isha në Mitrovicë dhe bisedova me disa të rinj, të cilëve i dhashë porosinë që të punojnë në vazhdimësi pasi një ditë edhe ata do të mund të arrin në nivele të larta të futbollit evropian. Edhe unë jam njëri prej jush nga këtu jam nisur andaj nuk është e pa arritshme asgjë”, tregoi citatet e tij Behrami.

Nuk mund të luajmë për Kosovën

Ditëve të fundit është folur për një ftesë të cilin e ka përpiluar përzgjedhësi i Kosovës Albert Bunjaki, për të ftuar futbollistët më të mirë nga Kosova në një miqësore të mundshme që do ta luan Kosovën pas vendimit të FIFA-s. Por Behrami thotë ta ketë të qartë se ai nuk do të mund të luajë për Kosovën me këto kushte të FIFA-s. "E kemi parë listën por klubet tona nuk do të na lejojnë në asnjë mënyrë që ne të luajmë për Kosovën. Por edhe FIFA nuk lejon që para pranimit të plotë të FFK-së në FIFA, të luajmë për Kosovën. Por brengosëse është infrastruktura e dobët. Për të luajtur në këto kushte nuk e lejon as sigurimi i lojtarëve”, sqaroi ai.
Ndjenjë e veçantë ndaj Shqipërisë
Në shtator do të nis kampanja për eliminatorët e kampionatit botërorë, Brazili 201”, ndërkaq Zvicra do të përballet dy herë me kombëtaren e Shqipërisë në kuadër të Grupit E. Takimi i parë do të zhvillohet me 11 shtator të këtij viti, ndërkaq Behrami tha se është një ndjenjë e veçantë kjo përballje. "Janë raste të rralla si kjo ndeshje, kur për Zvicrën mund të luajnë pesë apo gjashtë lojtarë ndaj ekipit kombëtar. Por neve Zvicra na ka dhanë shumë dhe ne do të japim 100 për qind të mundësive tona për të shënuar fitore”, është shprehur me sportivitet maksimal Behrami. Më pas ai ka shtua: "Nuk më vjen mirë prej disa lojtarëve të kombëtares që flasin për patriotizëm duke aluduar në neve që luajmë për Zvicrën. Do të ishte mirë që ata që kenë problem me mua le të më kontaktojnë e jo të deklarohen në medie për këtë çështje”.

Mbetët tek Fiornetina

Në fund Behrami ka folur edhe për skuadrën e tij aktuale, Fiorentina në elitën e futbollit italian. Ai ka thënë se te kjo skuadër respektohet edhe jashtë fushës, ndërkohë që ka rigjetur vetën aty. "Tek Fiorentina kam kaluar shumë mirë, aty nuk kisha lëndime dhe gjeta hapësirë për të luajtur mjaftueshëm. Por brengosëse ishte rezultatet e ekipit në përgjithësi”, tha ai. Behrami më pas ka thënë se ishte vendim i drejt që ai nuk e pranoi ofertën e Juventusit për t’iu bashkuar atyre në janarin e këtij viti. "E refuzova Juventusit se nuk ishte momenti i duhur për të bërë një lëvizje të tillë në janar. Mendoi se nuk kam gabuar dhe dua të vazhdoi me Fiorentinën”. Behrami ka qenë më i zëshmi ndaj gjestit të trajnerit De Rosi, i cili kishte grushtuar futbollistin e tij, Ljajic. "Rastin e trajnerit e vlerësova se duhet të reagoja, pasi ai kishte fajet dhe disa medie u munduan ta mbrojnë atë. Unë kam punuar me Rosin edhe tek Lazio dhe kam pas marrëdhënie të mira por tek Fiorentina ai nuk ishte i njëjti. Një muaj e gjysmë para se të ndodhte ai rast trajneri ishte mbyllur shumë në vetvete dhe ai moment ishte shpërthyes. Sigurisht se edhe lojtari Ljajic, nuk ishte dashur të sillej në atë mënyrë por mediet e kanë ekzagjeruar veprimin tij”, ka përfunduar Behrami.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus