Kyresore » 2012 » Janar » 19 » Benzema ankohet: Kjo nuk është skemë për ne
9:19 PM
Benzema ankohet: Kjo nuk është skemë për ne
Karim Benzema ka komentuar skemën që kishte zgjedhur Zhoze Murinjon për sfidën kundër Barcelonës, duke luajtur me tre sulmues dhe pikërisht Benzema-Higuain-Ronaldo.
Me skemën që luajtëm ndaj Barçës, 4-3-3, me Pepen si mesfushor qendre dhe me këtë treshe sulmuese, e kemi shumë të vështirë, por është detyra jonë që të sakrifikojmë. Me skemën që luajtëm, ne sulmuesit duhet të kthehemi që ta marrim topin në mesfushë, ose të presim ndonjë kundërsulm të shpejtë. Kjo është pak më e vështirë për mua ose Higuain, duke ditur edhe karakteristikat tona. Ndonjëherë ndihet mungesa e një fantazisti në fushë, deklaroi Benzema, duke pranuar disi se nuk u përshtat si duhet.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus