Kyresore » 2012 » Maj » 16 » Benzema dëshiron të luajë me Ronaldon e Messin
1:21 AM
Benzema dëshiron të luajë me Ronaldon e Messin
Përfaqësuesi francez ka shprehur dëshirë për të luajtur në një ekip me dy lojtarët më të mirë në botë sot, Cristiano Ronaldon dhe Lionel Messin. Ai po ashtu e ka lavdëruar shumë edhe Jose Mourinhon, të cilin e ka cilësuar si trajnerin më të mirë në botë.Karim Benzema beson se është e pamundur të zgjedhësh ndërmjet shokut të tij të skuadrës në Real Madrid, Cristiano Ronaldos dhe Lionel Messit, pasi që të dy janë lojtarë të ndryshëm, por pranoi se do të dëshironte të luante me të dy në një skuadër. Messi ka shënuar vetëm në La Liga 50 gola dhe ka fituar ‘Pichichin’, kurse Ronaldo është lojtari i parë që ka shënuar gol kundër çdo kundërshtari brenda një sezoni të vetëm dhe fitoi titullin e La Ligës me Realin.

"Messi ose Ronaldo? Nuk mund të zgjedhësh ndërmjet atyre dyve, sepse që të dy janë lojtarë të ndryshëm. Do të dëshiroja vërtet të luaj me të dy në një skuadër”, tha Benzema për faqen zyrtare të klubit.

Francezi po ashtu ka lavdëruar trajnerin e Realit, Jose Mourinhon dhe ka thënë se portugezi është trajneri më i mirë që ai ka punuar me të.

"Ai është absolutisht numër një për mua. Unë kam punuar me disa trajnerë të mëdhenj, por ai është më i miri”, theksoi ish sulmuesi i Lionit.

Përfaqësuesit francez i është dashur kohë që të marrë veten në Spanjë, por ai këtë sezon ka qenë titullar i padiskutueshëm dhe ka luajtur një rol kyç në sukseset e skuadrës. Benzema është vetëm 24-vjeçar, por pranoi se është i hapur për të mbyllur karrierën në Madrid.

"Pse të mos e përfundoj karrierën këtu? Nuk e di nëse do të luaj për aq vite sa Rauli. Të shohim. Gjithçka është duke shkuar super mirë për mua tani. E kemi fituar ligën dhe të gjithë jemi krenarë me këtë ekip”, vazhdoi francezi.

"Është e vërtetë se në fillim e kisha pak të vështirë, pasi ishte viti i parë larg familjes time. Por, me durim dhe punë gjithçka është më mirë tani. Gjithmonë kam dashur të luaj për këtë ekip dhe sot jam shumë i lumtur”, shtoi 24 vjeçari.

Benzema po ashtu ka shpjeguar se Zinedin Zidane dhe Jose Mourinho kanë luajtur një rol të rëndësishëm në ambientimin e tij në klub.

"Ndihma e Zidanit ka qenë shumë e rëndësishme për mua. A është lojtari më i mirë francez i të gjitha kohërave. Dhe Mourinho gjithnjë më ka treguar se çfarë dëshiron prej meje. Ne kemi biseduar shumë dhe ai ka besim tek unë”, u shpreh në fund francezi.

Benzema, i cili iu bashkua Realit në vitin 2009, këtë sezon ka shënuar 21 gola në 34 paraqitje vetëm në La Liga.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus