Kyresore » 2012 » Qershor » 11 » Benzema, Huntelaar, Llorente, Muller & Co, kush do te jete ylli i ardhshem i Europianit?
12:41 PM
Benzema, Huntelaar, Llorente, Muller & Co, kush do te jete ylli i ardhshem i Europianit?
Nje veshtrim i kujdesshem bazuar ne statistikat e lojtareve te 16 perfaqesueseve qe marrin pjese ne Euro 2012 sugjeron se cilet mund te jene lojtaret qe do te shkelqejne per secilen skuaderBazuar ne statistikat e ndeshjeve paraeliminatore per te 16 skuadrat perfaqesuese qe luajne ne finalet e Euro 2012, vijne disa te dhena mjaft interesante. Cilet do te jene lojtaret kyc per cdo perfaqesuese? Emrat qe dalin si pasoje e statistikave per shume njerez mund te jene surprize, per disa te tjere jo rastesi. Nje panorame e shkurter te dhenash per cdo perfaqesuese na njeh me emrat te cilet priten te shkelqejne e te mbajne shpresat per vendin qe perfaqesojne. 

Anglia me rezultative pa Rooneyn?
Qe kur Rooney beri debutimin e pare me perfaqesuesen angleze ne vitin 2003, Anglia ka regjistruar me shume rezultate te mira kur ai nuk ka luajtur. "Tre Luanet” kane fituar 75% te ndeshjeve kur sulmuesi i Manchester United ka munguar kundrejt 66 % kur ai ka qene pjese e formacionit startues. Anglia keshtu ka fituar 31 nga 47 ndeshje te zhvilluara me Rooneyn ne qender te sulmit. Por ne 12 ndeshjet qe ai ka munguar, Anglia ka fituar 9 dhe ka barazuar dy here. Rooney do te mungoje ne dy ndeshjet e para ne grup per Angline, nese i besojme statistikave atehere mund ta konsiderojme jo lajm te keq kete fakt.

"Moxarti” i Republikes Ceke
Kapiteni i Cekise, Tomas Rosicky regjistron shifra mjaft te mira per skuadren e Evropes qendrore. Ai ka dhene ne total 251 pasa te sakta gjate paraeliminatoreve per Euro 2012, me shume se cdo lojtar tjeter i perfaqesueses ceke. Rosicky, i cili nuk mundi te shmangte humbjen dramatike ndaj Rusise 4-1, vjen pas nje sezoni mjaft te mire me Arsenalin, duke u bere e vetmja shprese per shpetimin e Cekise. Ai ka dhene ne total 31 asiste per shoket e tij te perfaqesueses, dhe shpresat e cekeve per dy ndeshjet e mbetura ne grup jane tek "Moxarti i vogel”.

Papadopoulos, mbrojtesi i hekurt i grekeve
Avraam Papadopoulos ishte nje nga lojtaret kyc per mbrojtjen e shkelqyer te grekeve gjate paraeliminatoreve per Euro 2012. Ylli i Schalkes ka bere ne total 31 nderhyrje te sakta, duke u renditur i katerti gjate ndeshjeve paraeliminatoreve, per nderhyrjet e suksesshme. Igor Shitov i Bjellorusise u rendit i pari me 40 nderhyrje i ndjekur nga Fuchs i Austrise me 35 dhe Vertonghen i Belgjikes me 32. Por Bjellorusia, Austria dhe Belgjika nuk jane pjese e Euro 2012, cka do te thote se Papadopoulos eshte mbrojtesi me nderhyrje me te sakta qe merr pjese ne Euro 2012 me 74% te nderhyrjeve te suksesshme. Ai qe nje lojtar mjaft i rendesishem per Greqine ne barazimin e ndeshjes hapese ndaj Polonise diten e premte.

Trio e Dortmundit mban mbi shpatulla Polonine
Robert Lewandowski me 20 golat e tij ndihmoi Dortmundin te mbronte titullin kampion ne Gjermani sezonin qe lame pas. Nje lojtar i zgjuar e mjaft dinak para portes, 23 vjecari i ka habitur te gjithe ne Gjermani. Ai eshte nje nga treshja polake qe e coi Dortmundin drejt suksesit te dyfishte, sebashku me mbrojtesin Lukasz Piszczek dhe mesfushorin Blaszczykowski. Ky partneritet i treshes polake pritej t’i jepte shtysen me te madhe vendit te tyre. Edhe pse ata nuk arriten te merrnin tre pikur ne ndeshjen e hapjes ndaj Greqise, treshja e Dortmundit pritet qe te tregoje lidhjen e forte ne dy ndeshjet e mbetura.

Rusia mbeshtetet te mbrojtesit jo vetem per t’u mbrojtur
Mbrojtesi i perfaqesueses ruse, Alexander Anyukov, mban me vete ne kete Euro 2012 numrin me te larte te asistove te dhene nga nje mbrojtes gjate paraeliminatoreve. Lojtari i Zenitit te Petersburgut, mban gjithashtu edhe numrin me te larte te asistove se cdo lojtar tjeter i perfaqesueses Ruse gjate rruges per ne Ukraine- Poloni. Por nuk duhet harruar edhe partneri i tij ne mbrojtje Roman Shishkin, i cili ka spikatur gjithashtu me numrin e asisteve qe ka dhene gjate paraeliminatoreve. Rusia tashme mbeshtetet fort ne repartin e mbrojtjes jo vetem per t’u mbrojtur por edhe per te shenuar.

Shpresat e danezeve tek eksperienca e Rommedahl
Ish-lojtari i Charltonit, Dennis Rommedahl, ishte lojtari kryesor i cili i mundesoi Danimarkes kualifikimin per ne Euro 2012. Ylli i krahut kishte dore ne te gjitha golat qe Danimarka shenoi gjate paraeliminatoreve duke krijuar ne total 25 shanse shenimi per shoket e tij te skuadres. Rommedahl ishte nje lojtar mjaft i spikatur edhe ne fitoren ndaj Holandes, ku danezet habiten te gjithe duke mundur tulipanet ne ndeshjen e pare per grupin B me rezultatin 1-0. Ai eshte lojtari qe krijon me shume raste shenimi se cdo lojtar tjeter i perfaqesueses daneze.
Muller dhe Ozil, dy magjistaret e Gjermanise
Mesut Ozil dhe Thomas Muller do te jene edhe dy lojtaret me te rrezikshem per Gjermanine duke ndjekur statistikat qe vijne nga turi paraeliminator i "panzerave”. Lojtari i Realit te Madridit, Ozil krijoi 27 raste shenimi duke dhene 7 asiste duke ndihmuar gjermanet te fitojne 10 ndeshjet e tyre ne grupin paraeliminator. Ylli Bayernit, Thomas Muller ishte po aq i rendesishem per Gjermanine duke dhene 7 asiste dhe krijuar 32 shanse shenimi per skuadren e Joachim Loew, e cila shenoi ne total 34 gola gjate paraeliminatoreve.

Huntelaar, sulmuesi qe shenon me shpesh
Holanda ka ne perberje te perfaqesueses se saj sulmuesin qe shenon me shpesh. Shifrat e Huntelaar flasin qarte, teksa ai shenoi 12 gola gjate paraeliminatoreve por harku kohor ka qene 1 gol per Mdo 57 minuta. Sulmuesi i Schalkes, edhe pse nuk arriti te shpetonte Holanden nga humbja shokuese ndaj danezeve ne ndeshjen e pare te fazes se grupeve per Euro 2012, ka frekuencen me te mire te golave te shenuar brenda nje harku kohor. Per t’u vecuar tek sulmesi holandez eshte edhe fakti se ai ka shenuar cdo gol te tij duke qene brenda zones se rreptesise. Ky eshte nje tregues qe Huntelaar nuk fal nga afer.

Harrojeni Ronaldon, Portugalia ka nje tjeter
Cristiano Ronaldo eshte lene teresisht ne hije, nga shoku i tij skuadres tek Reali i Madridit, Fabio Coentrao. Mbrojtesi i krahut te majte mund te jete edhe lojtari me sulmues qe ka ne perberje perfaqesuesja portugeze, nese i besojme statistikave te turit paraeliminator. Keshtu Coentrao mban me vete numrin me te madh te driblimeve te suksesshme se cdo mbrojtes tjeter i kompeticionit, duke krijuar plot 12 raste shenimi per skuadren e tij, se bashku me dy asiste. Instinktet sulmuese te mbrojtesit portugez mund te jene vitale per shpresat e Portugalise ne Euro 2012. Edhe pse ata u munden nga Gjermania me rezultatin 1-0, asgje nuk e ka zbehur talentin e Coentraos.

Kroacia, ka armen e lojes ne ajer
Darijo Srna, ishte nje nga lojtaret vendimtar qe i dha Kroacise kualifikimin per ne Euro 2012. Lojtari i Shakhtar Donetsk dha gjate paraeliminatoreve nje numer prej 135 krosimesh, nje numer ky me i lart se cdo lojtar tjeter qe merr pjese ne turneun evropian. Nga 135 krosimet vetem 28 % e tyre arriten te gjejne kokat e shokeve te skuadres, nje saktesi kjo qe le pas Nanin e Portugalise dhe Arshavinin e Rusise. Srna dha ne total 4 krosime per shenime golash me koke, dy prej te cilave ishin me te rendesishmit ne fitoren e play-offit me rezultatin 3-0 ndaj Turqise. Kroati pritet te jete deciziv per perfaqesuesen e tij gjate Euro 2012.

Buffon, gardiani i Italise

Gianluigi Buffon, provoi se ai eshte ende nje nga portieret e klasit boteror me performancen qe tregoi ne ndeshjet paraeliminatore me Italine. Numri 1 i Juventusit mban rekordin e 92.9 % te pritjeve qe vijne si pasoje e gjuajtjeve direkte. Tridhjete e kater vjecari, mbajti te paprekur rrjeten e portes se tij per 4 ndeshje nga gjashte te zhvilluara me perfaqesuesen italiane. Ai pesoi vetem nje gol ne gjashte ndeshjen e zhvilluara me Italine dhe shihet si nje nga pikat me te forta te Italise se Cesare Prandellit, per kete kompeticion. Buffon tregoi ndaj Spanjes se pavaresisht problemeve qe ka futbolli italian ai do te jete ne forme per gjate gjithe Euro 2012.

Irlanda nuk do te kete vetem "fatin e irlandezit”
Aiden McGeady tentoi dhe ia doli te bente me shume driblime se cdo lojtar tjeter qe luan ne Euro 2012. Sulmuesi i Spartakut te Moskes ishte lojtari kyc qe e coi perfaqesuesen e tij drejt Kampionatit Evropian. Tre asiste te tij ishin vendimtar per Irlanden, qe tashme e gjen veten ne grupin C sebashku me Italine, Spanjen dhe Kroacine. McGeady mban shpresat e vendit ishullor per sukses kete vere.

Llorente, njeriu i Spanjes
Fernando Llorente, pritet te jete njeriu i Spanjes, i cili do te zevendesoje te demtuarin David Villa. Shtatlarti i Athletic Bilbaos shenoi cdo 78 minuta per Spanjen gjate turit paraeliminator, duke shenuar 3 gola ne 235 minuta te luajtura. Njeri prej tyre erdhi nga mbi 15 metra largesi, ndersa dy te tjeret u shenuan me koke. Ai eshte nje nga mundesite me te mira te Spanjes per te mbushur boshllekun e David Villas dhe pritet te jape kontributin e tij per te mbrojtur titullin e vitit 2008.

Benzema gati te hape faqen e re per Francen
Ylli i Realit te Madridit mban mbi shpatulla shpresat e vendit te tij per nje sukses te mundshem ne Euro 2012. Benzema eshte vleresuar si nje nga lojtaret me te mire te Frances, qe kur Laurent Blanc zevendesoi Raymond Domenech pas deshtimit turperues ne Kupen e Botes 2012. Benzema ka dhene me shume se cdo lojtar tjeter per perfaqesuesen franceze qe nga viti 2010, duke shenuar gola dhe dhene asiste.

Snajperi suedez, Kim Kallstrom
Mesfushori i Lyonit, Kim Kallstrom, do te jete edhe lojtari me i rrezikshem nga distancat e larta per Suedine. Ai shenoi tre gola gjate paraeliminatoreve, duke shtuar ketu edhe 7 asiste. Te gjitha golat dhe cistet qe ai dha per skuadren e tij erdhen nga jashte zone, duke e bere keshtu lojtarin me te sakte ne largesi.

Zevendesuesi me produktiv eshte ukrainas
Marko Devic, i cili aktivizohet tek skuadra e Metalist Kharkives, shenoi tre gola dhe dha dy asiste duke ardhur nga stoli per skuadren e tij ne UEFA Europa League sezonin qe shkoi pas. Ai eshte lojtari qe mban statistikat me te mira per te ndryshuar fatet e ndeshjeve kur vjen nga stoli. Te gjithe presin qe ai te jete zevendesuesi me produktiv, duke pare aftesite qe ka. Progresi i Ukraines varet shume edhe nga ky lojtar.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus