Kyresore » 2012 » Qershor » 13 » Berisha: Nga Brisbane iki vetem per nje klub ne Premier League
3:26 PM
Berisha: Nga Brisbane iki vetem per nje klub ne Premier League
Ish-sulmuesi i kombetares shqiptare, Besart Berisha, ka kaluar nje edicion te shkelqyeshem ne kampionatin australian, ku golat e tij kane qene vendimtare per sukseset e klubit Brisbane Roar, me te cilin eshte shpallur kampion i Australise, por edhe shenuesi me i mire me 21 gola.Berisha keto dite po qendron ne vendlindjen e tij ne Prishtine dhe thote se eshte permalluar shume, nderkohe qe e ka te qarte se veshtire mund ta nderroje skuadren, te pakten deri ne perfundim te kontrates."Kam kontrate edhe per dy vjet dhe nuk eshte lehte te largohem nga futbolli australian. Skuadra Brisbane Roar njihet si klub shume i pasur dhe mund te thuhet se ky fakt paraqet veshtiresi per t’u ndare, pasi ajo skuader e cila deshiron qe te behem pjese e saj duhet te paguaje shume te madhe parash e kjo nuk eshte lehte”, tha Berisha.Por golashenuesi dhe lojtari me i mire i kampionatit australian te futbollit ne sezonin 2011-2012 ka pranuar se e josh futbolli i Anglise dhe nese do te largohej nga Australia do te deshironte te luante ne kete vend. "Edhe per dy vite nuk besoj se mund te largohem nga Brisbane Roar, por edhe po ndodhi, me pelqen te luaj ne Premier Ligen angleze. Futbolli ne Angli eshte i nivelit te larte dhe konsiderohet si nje argetim dhe mua kjo me pelqen”, pranoi ish-sulmuesi kuqezi.  
Megjithate tani per tani kjo deshire nuk mund t’i realizohet, pasi nuk ka oferta konkrete, por edhe duhet te luaje me shume per perfaqesuesen e Shqiperise per te permbushur njerin nga kushtet qe nevojitet per te marre lejen e punes per te luajtur ne kampionatin anglez.
Kujtojme se Besart Berisha ka luajtur nje vit ne Angli me skuadren e Burnley, por ishte nje sezon i pafat per te. Pasi u transferua nga Danimarka, Berisha nuk dha ate qe pritej tek klubi anglez i Kategorise se Dyte ne ate periudhe, per shkak edhe se pesoi nje demtim te rende qe e la disa kohe jashte fushave te blerta.
Nderkaq, per sa i perket ekipit kombetar, forma e tij e mire qe kaloi ne kampionatin e kaluar e bindi trajnerin Giani De Biasi per t’i bere nje ftese, por qe nuk u pranua nga vete Berisha, i cili dha dy arsye. Se pari deklaroi se kur ai kishte nevoje per kombetaren, nuk u grumbullua dhe u "braktis”, ndersa arsyeja e dyte eshte se prej udhetimeve te gjate do te humbte formen dhe nuk do te ishte i vlefshem per kuqezinjte, por edhe per skuadren e tij, Brisbane Roar.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus