Kyresore » 2012 » Prill » 20 » Bielsa fajëson veten: Gabova zëvendësimin!
5:56 PM
Bielsa fajëson veten: Gabova zëvendësimin!
Trajneri i Atletik Bilbao, Marcelo Bielsa, ka deklaruar se zëvendësimi i Ander Herrera gjatë ndeshjes me Sporting Lisbonën ishte një gabim që i kushtoi fitoren në këtë sfidë skuadrës që ai drejton. Trajneri argjentinas vendosi të largonte mesfushorin, për të futur mbrojtësin San Hoze, kur kishin mbetur edhe 17 minuta lojë, ndërsa ekipi i tij kryesonte 1-0 në transfertë falë golit të Aurtenetse."Skuadra vuajti në mungesë të Herrerës. Mendova se do të fitonim më shumë topa ndërsa ata po sulmonin, pas ata thjesht po dilnin para me të gjithë lojtarët në atë periudhë të ndeshjes”, tha ish-trajneri i Kilit, që pa se si ekipi i tij pësoi gol nga Insua vetëm 60 sekonda pas zëvendësimit të kryer dhe më pas humbi ndeshjen falë golit të Kapel.
"Sigurisht që duhet të fitojmë ndeshjen në shtëpi tani, por ky nuk duhet të cilësohet si një objektiv i paarritshëm. Nënvlerësim? Të thuash se Atletik Bilbao nënvlerësoi kundërshtarin në këtë sfidë është një konkluzion aspak realist për ata që e kanë parë ndeshjen”, ishin fjalët e trajnerit argjentinas.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 0.0/0

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus