Kyresore » 2012 » Korrik » 24 » Biletat për ndeshjen Zvicër-Shqipëri, prej 10-90 franga
4:55 PM
Biletat për ndeshjen Zvicër-Shqipëri, prej 10-90 franga
Federata Zvicerane e Futbollit ofron bileta në gjashtë kategori të ndryshme, që kushtojnë nga 10 deri në 90 franga.Të martën që vjen, më 31 korrik, d uke filluar nga ora 9 e mëngjesit, nis shitja e biletave për ndeshjen Zvicër-Shqipëri, e cila luhet më 11 shtator. Kjo ndeshje, e cila zhvillohet në Stadiumin e Lucernit, është e para që kombëtarja zvicerane luan si vendëse në kuadrin e kualifikimeve për Kampionatin Botëror të vitit 2014.Federata Zvicerane e Futbollit ofron bileta në gjashtë kategori të ndryshme, që kushtojnë nga 10 deri në 90 franga. Shitja publike e biletave bëhet në "Ticketcorner”.Katër ditë para kësaj ndeshje, kombëtarja e Zvicrës do të zhvillojë ndeshjen e parë të kualifikimeve për botërorin, në përgjithësi, atë si mysafire, në Slloveni, kundër kombëtares sllovene.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus