Kyresore » 2012 » Shkurt » 28 » Blank: Franca ka nivel të dobët
3:14 PM
Blank: Franca ka nivel të dobët
Kombëtarja franceze e futbollit ka 17 ndeshje pa humbje, por ky nuk është motiv i mjaftueshëm për të kënaqur trajnerin Loan Blank, i cili mendon se përfaqësuesja që ai drejton është ende larg nivelit të Spanjës apo Gjermanisë.
"Duhet shumë kohë për të zhvilluar një mënyrë loje dhe për ta vënë atë në zbatim. Mund të flasësh sa të duash rreth saj por ju garantojë që është gjëja më e vështirë që mund të bëhet”"Loja jonë është më pak e zhvilluar se ajo e Spanjës, Gjermanisë apo Holandës, kjo është e sigurt”, tha trajneri në ditën e parë të grumbullimit të përfaqësueses para miqësores të së mërkurës me Gjermaninë.Sipas tij, prania e talenteve në klubet e mëdha të Evropës nuk do të thotë detyrimisht të kesh fitoren e sigurt dhe këtë e provon më së miri ecuria e francezëve në turnetë e fundit ndërkombëtarë.
"Kur ishte hera e fundit që Franca fitoi ndeshje në një turne madhor? Portugalia në vitin 2006?!”, u kujtoi ai gazetarëve dështimet e njëpasnjëshme të kësaj kombëtareje në Euro 2008 dhe Botërorin 2010, ku francezët dolën pa asnjë fitore nga ndeshjet në grup."Jam shumë i lumtur që do të luajmë një miqësore me Gjermaninë. Është gjithmonë mirë kur luan ndaj një prej kombëtareve më të forta. Ata kaluan një periudhë të keqe në vitit 1998-2002, por e kanë marrë veten dhe tani janë mes më të fortëve në botë”, përfundoi trajneri i Francës.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus