Kyresore » 2012 » Maj » 25 » Blater kërkon hjekjen e penaltive
2:47 PM
Blater kërkon hjekjen e penaltive
Numri një i qeverisë botërore të futbollit Sep Blater, ka lutur legjendën e futbollit gjerman Franc Bekenbauer që të gjejë një zgjidhje më të mirë nga ajo e ekzekutimit të penaltive kur ndeshjen do të përfundojnë baras. Blater në kongresin e FIFA-së, në Budapest ka thënë se futbolli në ndeshjet të cilat po përcaktohet pas ekzekutimit të penaltive, po e humb bukurinë e sportit kolektiv. "Pasioni dhe drama në futboll gjatë ekzekutimit të penaltive mund të bëhet një tragjedi ", ka përfunduar Blater. Ylli i futbollit botëror Bekenbauer, është president i grupit të punës së FIFA-së, e cila është e ngarkuar për ndryshimin e rregullave të futbollit. Në sezonin e kaluar finalja dhe një ndeshje e gjysmëfinales së Ligës së Kampionëve u vendosën pas penaltive. Bayerni e mundi Realin e Madridit, por në finale nuk pati fat me Çelzin
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus