Kyresore » 2012 » Maj » 17 » Blater premton mbështetje për Kosovën
5:17 PM
Blater premton mbështetje për Kosovën
Presidenti i FIFA-s, Sep Blater, i ka dërguar një letër kryetarit të Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri, ku i ka premtuar se është duke bërë të pamundurën që Komiteti Ekzekutiv i FIFA-s të diskutojë për çështjen e Kosovës. 
 Në Kongresin e FIFA-s, që mbahet në Budapest të Hungarisë, më 24 dhe 25 maj, pritet të futet në rend të ditës edhe kërkesa e FFK-së, që Kombëtares kosovare t’i lejohet zhvillimi i ndeshjeve miqësore me shtetet që e kanë njohur pavarësinë e Kosovës. Kështu ka bërë të ditur të martën sekretari i përgjithshëm i FFK-së, Eroll Salihu.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus