Kyresore » 2012 » Korrik » 2 » Bleik mund Bolt edhe në 200 metra
2:09 PM
Bleik mund Bolt edhe në 200 metra
Johan Bleik ka treguar përsëri se në Londër 2012, ai do të jetë personi që të gjithë duhet të mundin nëse duan të fitojnë dy nga garat më të shpejta të atletikës. Pasi mposhti rekordmenin botëror Usian Bolt në garën e 100 merave dy ditë më parë, Bleik ka arritur të përsëritë veten edhe në garën e 200 metrave, duke treguar dominim absolut në këtë disiplinë.Në garën e zhvilluar të dielën, Bleik regjistroi kohën 19.80, duke mundur rivalin e tij të madh dhe njëkohësisht atletin me të cilët stërvitet çdo ditë, Usain Bolt, vetëm për 0.03 sekonda. Por kaq i ka mjaftuar për t’u shpallur përsëri kampion i Xhamajkës dhe për të shkuar në Londër 2012 si favoriti kryesor për medaljen e artë."Usain më ka mbështetur gjithmonë dhe më ka thënë që të marr pjesë në këtë disiplinë. Por asgjë nuk ka mbaruar, ka ende shumë punë për të bërë pasi para kemi Olimpiadën”, ishin fjalët e kampionit të ri. Ndërsa Bolt është shfaqur i qetë, ndonëse dominimi i tij në skenën e atletikës është vënë në diskutim.

"Nuk shqetësohem kurrë deri në momentin kur trajneri im fillon të shqetësohet. Meqë ai nuk duket të jetë i tillë, them se gjërat janë në rregull”, tha rekordmeni botëror, i cili i vuri fajin si gjithmonë nisjeve të tij të dobëta që nuk e lejuan të merrte fitoren në këto dy gara.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus