Kyresore » 2012 » Gusht » 26 » Bolt, i ftuar nderi në “old traford”
4:25 PM
Bolt, i ftuar nderi në “old traford”
Usain Bolt ka qenë i ftuari i nderit i skuadrës së Mançester Junajtid në takimin kundër Fullhem, pasi ka konfirmuar se është një tifoz i zjarrtë i "djajve të kuq”. 6 herë fituesi i medaljes së artë olimpike ka zbritur në fushën e lojës para fillimit të takimit, duke bërë xhiron e stadiumit, ndërsa të gjithë tifozët në kor i kërkonin trajnerit Ferguson që ta bënte pjesë të ekipit. Pasi ka pozuar për foto me lojtarët e skuadrës dhe me dy fanella të personalizuara të Mançester Junajtid ku si numër ishin vendosur rekordet e tij në 100 metra, Bolt ka ndjekur takimin në tribunën VIP të stadiumit, duke parë se si "djajtë e kuq” triumfonin me rezultatin 3-2.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus