Kyresore » 2012 » Shtator » 6 » Bomba e Mou: Në janar Llorente te Juve
11:42 AM
Bomba e Mou: Në janar Llorente te Juve
Gjatë dy viteve që ka qëndruar në Itali nuk ka patur marrëdhënie shumë të mira me Juventus por kjo nuk e pengon Jose Mourinho të tregohet simpatik me "Zonjën e Vjetër". Gjatë takimit të mbajtur në Nyon të Zvicrës ku u hodh edhe shorti i Champions League, "Special One" ka thënë fjalë të bukura në drejtim të Antonio Conte"Pse nuk është Conte këtu? Nuk e kanë ftuar se është skualifikuar? Me gjithë këto histori...Është një takim mes trajnerësh në një tokë neutrale. Jemi apo jo në Zvicër? Thonë se tifozët e thërrasin Mourinho italian? Kjo gjë më nderon pasi Antonio më pëlqen shumë si trajner", u shpreh Mourinho.Por Mourinho nuk harroi të flasë edhe për merkaton ku lëshoi një lajm bombë. "Mungon një top player? Pse shqetësoheni? Në janar do të vijë Fernando Llorente", tha "Special One". 
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus