Kyresore » 2012 » Shkurt » 7 » Brajant në histori, por Leikërs munden (+VIDEO)
10:06 AM
Brajant në histori, por Leikërs munden (+VIDEO)
Kobi Brajant ka siguruar që tani një vend në "Hall of Fame” të NBA falë asaj që ka dhuruar në karrierën e tij duke marrë shumë trofe individualë dhe ekiporë. Por 33 vjeçari vazhdon të vendosë rekorde të njëpasnjëshme. Nëse në fillimin e sezonit ai u bë lojtari më i ri në historinë e NBA që kalon kuotën e 28000 pikëve të shënuara në karrierë, në ndeshjen e mbrëmshme ndaj Filadelfias, ai arriti kuotën e 28601 pikëve, duke kaluar ish-shokun e skuadrës, Shak O’Nill, për t’u bërë basketbollisti i 5-të me më shumë pikë në karrierë në historinë e NBA. Megjithatë, arritja personale e Brajant këtë radhë nuk ndihmoi Leikërs të kalonin Filadelfian, pasi kalifornianët u mundën merezultatin.90-95.
 
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus