Kyresore » 2012 » Janar » 19 » Buffon: Duam të rikthehemi ku na takon
9:29 PM
Buffon: Duam të rikthehemi ku na takon
"Juventusi kërkon të bëjë gjëra të mira këtë sezon dhe duam të marrim hakun e viteve të këqia që kemi kaluar.” Kështu është shprehur Gianluigi Buffon, i cili është i kënaqur me kryesimin e klasifikimit të Serisë A kur duhet vetëm një ndeshje nga përfundimi i fazës së parë të kampionatit. "Tani bën përshtypje vendi i parë, por disa vite më parë ishim mësuar me një situatë të tillë. Jemi në krye falë dëshirës që kemi për të bërë një kampionat të mirë, për të luftuar dhe për të marrë revanshin e sezoneve të shkuara ku jemi paraqitur dobët”, është shprehur Buffon."Mbrojtja po paraqitet mirë, por është meritë e gjithë skuadrës sepse presingu i sulmit dhe mesfushës bën që në zonën tonë të vijnë topa jo të vështirë për tu kontrolluar", shton portieri i kombëtares italiane dhe bardhezinjve.Buffon zgjodhi edhe pritjen më të mirë që ka bërë gjatë kësaj faze të parë të kampionatit."Është ajo ndaj Boateng, në ndeshjen ndaj Milanit. Nuk ishte spektakolare, por ata që janë portierë e dinë mirë që ishte e vështirë”, tha Buffon.Juventus do të luajë ndeshjen e ardhshme ditën e shtunë ndaj Atalantës, në orën 20.45.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus