Kyresore » 2012 » Qershor » 17 » Bufon beson në kualifikim
12:21 PM
Bufon beson në kualifikim
Portieri i kombëtares italiane, Xhanluixhi Bufon nuk ka asnjë fije dyshimi sa i përket kualifikimit të skuadrës së tij në çerekfinale në Euro 2012.
Italianët duhet të fitojnë patjetër sfidën me Irlandën dhe të shpresojnë që kroatët dhe spanjollët të mos barazojnë me nga dy gola e më tepër. "Barazimi me kroatët na ka zhgënjyer dhe ky zhgënjim do të mbetet të paktën deri në ndeshjen e ardhshme me Irlandën, e cila është vendimtare! Unë jam i bindur se fati ynë varet vetëm nga ne. Nuk do të fillojmë që tani të humbasim energji nervore mbi rezultatet e mundshme të ndeshjes tjetër”, ka thënë Bufon. "Ne duhet të mendojmë për veten, sepse duke menduar shumë për atë që mund të bëjë Spanja dhe Kroacia rrezikojmë të mos përgatitemi mirë për ndeshjen tonë të fundit në grup. Duhet të përballojmë me sukses Irlandën, pas pasur dyshime se Spanja do të bëjë kompromise me Kroacinë. Spanja do të luajë për imazhin e vet, sepse është kampione e Evropës dhe e botës”, ka shtuar Bufon.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 2.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus