Kyresore » 2012 » Prill » 22 » Bundesliga, Borussia Dortmund shpallet kampion
6:34 PM
Bundesliga, Borussia Dortmund shpallet kampion
Borussia Dortmund është shpallur kampion i Bundesligës pas fitores 2-0 ndaj Borussia Monchengladbach. Kur duhen edhe dy ndeshje nga përfundimi i sezonit skuadra verdhezi është e shkëputur 7 pikë nga Bayern Munchen i vendit të dytë. Djemtë e Jurgen Klopp zhvilluan një ndeshje të madhe në Signal Iduna Park në prani të mbështetësve të tyre dhe golat e Perisic (23’) e Kagawa (59’) bënë që festa të shpërthente.
 Në këtë mënyrë Borussia Dortmund fiton titullin e dytë radhazi kampion në Gjermani dhe titullin numër 8 në historinë e klubit.Kaiserslautern bie nga kategoria edhe pse fitonKaiserslautern mori tre pikët në transfertë ndaj Hertha Berlin, por që nuk i shërbyen aspak sepse barazimi i Koln në Stuttgart bëri që ish-ekipi ku ka luajtur edhe sulmuesi shqiptar Igli Tare të bjerë në kategorinë e dytë gjermane.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus