Kyresore » 2012 » Dhjetor » 14 » Bundesliga, luhet sonte derbi i shqiptarëve
2:55 PM
Bundesliga, luhet sonte derbi i shqiptarëve
Java e 17 e Bundelsigës gjermane starton me derb shqiptarësh. Në "Allianz Arena" Bayern Munchen pret Borussia Munchengladbah. Klubi bavarez kryeson rënditjen me 41 pikë duke mos pasur rivalë në garën për titull, ndërsa Munchengladbah renditet e shtata duke qënë larg asaj skuadre surprizë që kemi parë sezonin e shkuar.Por ajo që i intereson më shumë tifozëve shqiptarë është përballja mes dy gjilanasve: Xherdan Shaqiri dhe Granit Xhaka. Të dy të transferuar këtë verë nga Basel në Gjermani, dy shqiptarët e Zvicrës do të kenë mundësi të sfidojnë njëri-tjetrin në kryeqendrën e futbollit gjerman.Xhaka është një lojtar stoli te Munchengladbah por shpreson se do të jetë në fushë kundër bavarezëve dhe do të ndihmojë skuadrën në arritjen e suksesit në "Allianz Arena".Bayern munchen-Borussia Munchengladbah luhet sonte në orën 20.30.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus