Kyresore » 2012 » Qershor » 26 » C.Ronaldo meriton Topin e Artë
12:47 PM
C.Ronaldo meriton Topin e Artë
Ish lojtari i Portugalisë, Paulo Futre mendon se Cristiano Ronaldo duhet të jetë fituesi i ardhshëm i Topit të Artë. Ronaldo është pretendent për çmimin prestigjioz, pasi e mbylli sezonin me numrin rekord prej 60 golash të shënuar me fanellën e Real Madridit. Portugezi ka impresionuar edhe në Euro 2012 duke realizuar 3 gola në dy ndeshjet e fundit.
 "Pas golit kundër Republikës Çeke, Ronaldos duhet t’i jepet Topi i Artë. "Ka arritur më shumë se Lionel Messi, ndërsa ka prishur ekuilibrin në Euro 2012. Nëse arrin të triumfojë në këtë kompeticion, atërherë Cristiano Ronaldo do të jetë lojtari më i mirë në historinë e futbollit portugez", deklaroi Funte për "RNE".Ndeshja e rradhës e Portugalisë do të jetë gjysëmfinalja përballë Spanjës, nesër në orën 20.45.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus