Kyresore » 2012 » Prill » 14 » Cambiaso mbetet te Interi
2:48 PM
Cambiaso mbetet te Interi
Mesfushori argjentinas Esteban Cambiaso ka përjashtuar mundësinë për t'u larguar nga skuadra e Interit në fund të këtij edicioni, shkruan të premten "Gazzetta dello Sport". Cambiaso, 31-vjeçar, ka insistuar se edhe në edicionin e ardhshëm do të jetë pjesë e skuadrës së Interit, pavarësisht ndryshimeve në klub. "Nuk do të largohem nga Interi. Jam shumë i lumtur dhe dua t'u ndihmoj edhe në edicionin tjetër. Për këtë jam shumë i vendosur", ka deklaruar Cambiaso, i cili ka kontratë me Interin deri në qershorin e vitit 2014. Ai këtë edicion në Serie A ka regjistruar 31 paraqitje dhe ka shënuar katër gola.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus