Kyresore » 2012 » Dhjetor » 5 » Casillas: Largohem pas "Brazil 2014"
8:03 PM
Casillas: Largohem pas "Brazil 2014"
Iker Casillas ka deklaruar se pas Kupës së Botës "Brazil 2014">2014" kombëtarja spanjolle do i japë lamtumirën disa prej elementeve që e kanë kthyer në një superfuqi të futbollit. "Pas Brazil 2014">2014 do të ketë shumë lojtarë që mund të vendosin tërheqjen nga kombëtarja, mes tyre jam edhe unë. Në këtë mënyrë do i lihet hapësira të rinjve. Për këtë arsye, fitorja e Kupës së Botës do të ishte mënyra më e mirë për të mbyllur karrierën me përfaqësuesen", deklaroi portieri dhe kapiteni i Spanjës.Për Casillas, Spanja është favorite për të fituar në kompeticionin më të madh."Kemi një ekip të mrekullueshëm, por nuk do të jetë e lehtë të fitojmë dy Botërorë radhazi ashtu siç bëmë me kampioantin europian", theksoi lojtari me më shumë ndeshje me fanellën e kampionëve të Botës dhe Europës.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 2.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus