Kyresore » 2012 » Korrik » 4 » Casillas mik me Xavin, "tërbohet" Mourinho
1:18 PM
Casillas mik me Xavin, "tërbohet" Mourinho
I ati i Xavi Hernandez, zbulon një prapaskenë interesante rreth marrëdhënieve të lojtarëve katalanas dhe atyre madrilenë në ekipin spanjoll, duke nxjerrë në skenë edhe Jose Mourinhon.Përflitet prej kohësh që "Special One" kërkon nga lojtarët e tij të evitojnë stilin katalanas, duke u kërkuar të "importojnë” sa më pak stil nga kolegët e tyre në kombëtare. Sipas babait të mesfushorit katalanas, Iker Casillas dhe Xavi lidhen nga një miqësi e ngushtë që prej Botërorit 2010, diçka që nuk i ka pëlqyer trajnerit luzitan."Iker ka shumë telashe me Mourinhon për shkak të miqësisë së tij me Xavin. Këto probleme u bënë publike sezonin e shkuar. Iker dhe Xavi nuk kanë pasur asnjëherë dëshirë ta prishin miqësinë e tyre", thekson ai. Në fund të intervistës, i ati i magjistarit katalanas shton se nëse këto marrëdhënie do të ndikonin edhe në punën e Del Bosques, Spanja nuk do të kishte këtë sukses.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus