Kyresore » 2012 » Korrik » 3 » Casillas: Spanja po përjeton momentin më të bukur
11:59 PM
Casillas: Spanja po përjeton momentin më të bukur
Spanja fitoi Euro 2012 në Poloni dhe Ukrainë, duke shkruar historinë e futbollit spanjoll dhe jo vetëm. Nuk mund t’a fshehë gëzimin e tij për këtë arritje edhe kapiteni i përfaqueses iberike, Iker Casillas, i cili vlerësoi punën e shumë njerëzve për fitimin e titullit, duke pohuar se kombëtarja spanjolle po përjeton periudhën më të bukur në historinë e saj."Besoj se skuadra jonë ka shumë lojtarë të talentuar, të cilët luajnë prej shumë vitesh bashkë, për të arritur te kjo paraqitje. Mund të them që është momenti më i bukur i futbollit spanjoll. Gjithashtu dua të falenderoj të gjithë ata që punuan për këtë sukeses. Mendoj se spanjollët tashmë duhet të jenë shumë të lumtur. Njerëzit mund të thonë se për ne ishte e lehtë, por kemi kaluar shumë probleme për të arritur deri këtu.”Portieri i Realit të Madridit ishte një prej protagonistëve kryesorë në sukesesin e "La Roha”, duke shpëtuar jo pak herë portën e kombëtares së tij nga gola të sigurtë. Fitorja me Italinë ishte e 100-ta për Kasillas me bluzën e kombëtares, të cilën e ka veshur 138 herë.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus