Kyresore » 2012 » Korrik » 1 » Cassano kërkon hakmarrje ndaj spanjollëve
2:58 PM
Cassano kërkon hakmarrje ndaj spanjollëve
Antonio Cassano, në një intervistë dhënë për ESPN, ka zbuluar motivimin e tij në finalen e EURO 2012 ndaj Spanjës që do të luhet sot në mbrëmje. Sulmuesi i Italisë kujton me hidhërim kritikat që ka marrë në kohën kur luante për Real Madrid dhe në ndeshjen e sotme shpreson të hakmerret me një paraqitje të mirë ndaj kombëtares spanjolle."Do të ishte një mrekulli fitorja ndaj Spanjës. Etapa në kampionatin spanjoll nuk ka qenë e mirë për mua. Më quajtën të shëndoshë dhe nuk më vlerësuan, kështu që jam i gatshëm t’i vë gjërat në vendin e tyre në finale”, thekson lojtari i  Milanit."Spanjollët, ashtu si gjermanët, e kanë të vështirë ndaj Italisë. Ne jemi një ekip i vështirë për tu mundur dhe nuk kemi frikë nga asnjë skuadër sepse dimë të luajmë futboll”, shton Cassano, i cili mendon se humbja e sotme do të ishte më e hidhura në karrierë për të.

"Kapitulli i fundit i kësaj aventure të bukur për Italinë nuk është shkruar ende. Ne nuk kënaqemi me finalen, por duam ta fitojmë atë sepse humbja do të ishte gjëja më e hidhur në karrierat tona”, deklaroi italiani.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus