Kyresore » 2012 » Qershor » 15 » Cavani "çmend" Real Madrid
1:11 PM
Cavani "çmend" Real Madrid
Real Madrid ka vënë në pozitë shumë të vështirë presidentin e Napolit, Aurelio De Laurentiis. Kjo, pasi mediat italiane shkruajnë se gjigandi spanjoll e ka gati ofertën për sulmuesin e Axurrëve, uruguajanin Edinson Cavani. Los Blancos raportohet se kanë kontaktuar presidentin De Laurentiis, të cilit vetëm i ka treguar ofertën e fuqishme për Cavanin ndërsa ai ka filluar të studiojë atë.Real Madrid pritet t’i ofrojë Cavanit kontratë 5-vjeçare, me një pagë prej 7 milionë eurosh në sezon. Ndërsa klubi i Napolit pritet të marrë në arkat e tij plot 50 milionë euro.Largimi i Edinson Cavanit pritet të jetë i dyti tek Napoli pas largimit të Ezequiel Lacezzi për te Paris Saint Germain.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus