Kyresore » 2012 » Shtator » 2 » Cavani rinovon kontratën për 5 vjet me Napolin
1:31 PM
Cavani rinovon kontratën për 5 vjet me Napolin
Rinovimi i kontratës së re me sulmuesin uruguajan zgjat deri në vitin 2017, çka e lidh bomberin 24-vjeçar edhe për 5 vite të tjera me fanellën e kaltër.Edisson Cavani kushton sa një ekip i tërë. Kjo thjesht për faktin se presidenti i Napolit, De Laurentis ka zgjedhur më mirë t'i ofrojë atij një kontratë të re e të majme, sesa të rinovojë skuadrën në nisje të këtij sezoni të ri. Rinovimi i kontratës së re me sulmuesin uruguajan zgjat deri në vitin 2017, çka e lidh bomberin 24-vjeçar edhe për 5 vite të tjera me fanellën e kaltër. Në kontratën e re, Edisson Cavani do të përfitojë një shumë prej 4.5 milionë eurosh në vit, të cilat së bashku me bonuset që do të përfitojë, e çon këtë shifër në rreth 5.5 milionë euro në vit. 

Një ndër klauzolat shtrënguese që Cavani ka pranuar të firmosë është fakti që në rast të prishjes së kontratës ose në rast se Cavani kërkohet të blihet nga skuadra të tjera, klubit napolitan duhet t'i paguhet një shumë e majme prej 63 milionë eurosh.

Presidenti De Laurentis, duke folur vetë për këtë kontratë të majme, ka sqaruar se nuk kishte qëllim të afronte në skuadër lojtarë të mëdhenj, por të investonte tek ky kontigjent që kishte.

Prioritet në këtë formacion pa dyshim është Edison Cavani, i cili duket se 30-vjetorin e ditëlindjes së tij do ta festojë pas 5 vjetësh përsëri në Napoli.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus