Kyresore » 2012 » Tetor » 16 » Cazorla mundohet "ta kopjojë" Iniestan
9:42 AM
Cazorla mundohet "ta kopjojë" Iniestan
Santi Cazorla beson se bashkëlojtari i tij te Përfaqësuesja e Spanjës, Andres Iniesta, ka të gjitha cilësitë e duhura për të qenë një futbollist i jashtëzakonshëm, shkroi të hënën e përditshmja spanjolle "AS". Për këtë arsye, Cazorla ëndërron që një ditë të jetë në gjendje të luajë në nivelin e mesfushorit të Barçës, Iniesta. Cazorla para fillimit të këtij edicioni u transferua tek Arsenali nga Malaga dhe në edicionin e tij të parë po impresionin në Premier League me pesë asistime dhe dy gola të shënuar në shtatë ndeshje të zhvilluara për londinezët. Cazorla 27-vjeçar insiston se këtë sukses tek Arsenali e ka arritur, pasi në çdo ndeshje mundohet të kopjojë lojën që e bën Iniesta
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 5.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus