Kyresore » 2012 » Gusht » 7 » Çdo ndeshje, për fitore
12:58 PM
Çdo ndeshje, për fitore
Xherdan Shaqiri është i mbushur me ambicie, para fillimit të sezonit të ri. Mesfushori kosovar thotë se Bavarezët duhet ta kenë dëshirën për ta fituar çdo ndeshje, nëse duan të jenë të suksesshëm në sezonin 2012/13.Xherdan Shaqiri thotë se në mendje të lojtarëve të Bayern Munichut duhet të qëndrojë dëshira për ta fituar çdo ndeshje. Mesfushori kosovar pret një sezon të suksesshëm, si në nivelin personal, ashtu edhe në atë ekipor. Sipas 20 vjeçarit, Bavarezët duhet t’i fitojnë ndeshjet kyçe, nëse duan të fitojnë trofe.Xherdan Shaqiri është i mbushur me ambicie, para fillimit të sezonit të ri. Mesfushori kosovar thotë se Bavarezët duhet ta kenë dëshirën për ta fituar çdo ndeshje, nëse duan të jenë të suksesshëm në sezonin 2012/13.

Përfaqësuesi zviceran iu bashkua gjigantit nga Bundesliga këtë verë nga Baseli, ndërsa është i vendosur që aventura e tij në Gjermani të nis në nivele të larta dhe të luftojë për trofe të çmueshëm.

"Është e rëndësishme që ta kesh dëshirën për ta fituar çdo ndeshje dhe të dalësh fitues në duelet kyçe. Bayerni ishte i paaftë ta bënte këtë sezonin e kaluar”, ka thënë Shaqiri për uebfaqen goal.com. "Ne e kemi të mbuluar çdo pozitë si është më së miri dhe është e qartë se duam ta fitojmë titullin e kampionit në Bundesligë”, shtoi ai.

Futbollisti gjilanas më pas është rikthyer të flasë për paraqitjen e Bayernit në Liga Total Cup, derisa shton se mezi e pret sfidën e Superkupës së Gjermanisë ndaj kampionit aktual, Borussia Dortmund.

"Të dyja ndeshjet në Kupën e Ligës ishin teste të mira për ne. Ato na u përshtaten për mrekulli në përgatitjet tona për sezonin e ri. Është e rëndësishme të zhvillojmë sa më shumë ndeshje. Duhet t’i fitojmë ndeshjet vendimtare, si ajo me Dortmundin. Kjo është ajo që ka rëndësi në këto momente”, përfundoi Shaqiri.

Bayerni do të luajë me Dortmundin më 12 gusht, në kërkim të trofeut të parë të sezonit që po fillon.

Heynckes: Shaqiri, talent i madh

Trajneri i Bayern Munichut, Jupp Heynckes ka lavdëruar përforcimin e ri, mesfushorin kosovar Xherdan Shaqiri pas një tjetër paraqitjeje të tij pozitive në fitoren 1-0 kundër Hamburgut të dielën.

Shaqiri kësaj radhe nuk shënoi gol por me lojën e tij mori çmimin e futbollistit më të mirë të takimit e më pas u lavdërua edhe nga Heynckesi. "Shaqiri është talent i madh, ai i ka të gjitha aftësitë për pozitën të cilën e mbuloi sot”, deklaroi Henyckes pas ndeshjes për uebfaqen zyrtare të Bayernit.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 0.0/0

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus