Kyresore » 2012 » Maj » 21 » Cech:Tregoi si e priti penalltinë e Robbenit
9:39 PM
Cech:Tregoi si e priti penalltinë e Robbenit
Portieri i Chelseat, Petr Cech ka zbuluar se si e ka pritur penalltinë e yllit të Bayern Minuchut, Arjen Robben në vazhdime të ndeshjes finale në Ligën e Kampionëve të shtunën. Pas rezultatit 1-1 në kohën e rregullt, përballja shkoi në shtesë, ku Robben kishte rastin të rikthente Bayernin në epërsi kur në minutën e 95-të u akordua penallti për gjigantin bavarez. Por, Cech e priti goditjen e holandezit e cila duket se inspiroi Chelsean, që më pas rrëmbeu titullin pikërisht pas ekzekutimit të njëmbëdhjetëmetërshave.”Robben gjithmonë gjuan në mënyrë të ndryshme. Nuk ka asnjë model se si i gjuan penalltitë. Kështu që unë nuk e dija se çfarë të bëja me të. Gjysmën i gjuan në të djathtë dhe gjysmën në të majtë. Ai madje vrapon në të njëjtën mënyrë për ta goditur topin”, tha Cech. "Por, kur jeni i lodhur, kur i keni luajtur 95 minuta, lojtarët gjithnjë zgjedhin forcën para teknikës. Ai është i majtë, po ashtu jam edhe unë dhe mendova që po të isha në vend të tij do të gjuaja nga e majta në të djathtë. Kjo është arsyeja pse unë shkova në të majtën time”, tha portieri i Chelseat.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus