Kyresore » 2012 » Qershor » 12 » Çekia mund Greqinë dhe kthehet në garë (+VIDEO)
8:58 PM
Çekia mund Greqinë dhe kthehet në garë (+VIDEO)
Republika Çeke ka fituar 2-1 përballë Greqisë duke lënë pas krahëve disfatën në sfidën e parë me Rusinë dhe për të mbajtur gjallë shpresat për kualifikimin në çerekfinalet e Euro 2012. Thuajse gjithçka është vendosur në fillimin e ndeshjes ku që në minutën e 3-të, ka qenë Jiraçek që ka kaluar në avantazh skuadrën e tij pas një depërtimi në qendër, duke gjetur të pavendosur mbrojtjen greke.
Vetëm 3 minuta më vonë, Pilar dyfishon avantazhin pas një aksioni në krahun e djathtë të Gebra Selasi që gjen të lirë në zonë shokun e skuadrës. Greqia duket e dorëzuar pa kushte dhe nuk arrin të reagojë përballë këtyre dy goditjeve të njëpasnjëshme.Për më tepër, ajo pëson një tjetër goditje të rëndë kur portieri titullar Kalkias lë fushën e lojës pas 23 minutash për shkak të një dëmtimi, duke krijuar më shumë panik në radhët e ekipit që kishte barazuar ndeshjen e parë 1-1 me organizatorët ePolonisë.

Trajneri Santos nuk ka çfarë të humbasë më dhe në fillimin e pjesës së dytë aktivizon Gekas, i cili ka fatin që në minutën e 53-të të gjendet në vendin e duhur për të devijuar topin që i shpëton nga duart portierit të Çekisë, Petr Çeh.

2-1 dhe ndeshja duket e hapur, por Greqia tregon se e ka thuajse të pamundur të ndërtojë aksione sulmuese përveç harkimeve nga distanca, të cilat kontrollohen lehtësisht nga mbrojtja çeke që reziston pa probleme deri në fundin e 90 minutave.

Me këtë fitore, Çekia mbetet në garë për kualifikimin në çerekfinale, por do t’i duhet një rezultat pozitiv kundër Polonisë në sfidën e fundit në grup.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus