Kyresore » 2012 » Shtator » 2 » Çelsi, 48 milion paund për Falkaon në janar
1:43 PM
Çelsi, 48 milion paund për Falkaon në janar
Radamel Falkao, sulmuesi kolumbian i cili me tre golat e tij shkatërroi Çelsin në ndeshjen e Superkupës së Evropës, mund t’i bashkohet londinezëve gjatë merkatos së janarit. Mediat në Amerikën e Jugut bënë të ditur se klubi i lojtarit, Atletiko Madrid, dhe Çelsi, kanë arritur një marrëveshje paraprake për transferimin e futbollistit, në një akord që kap shifrën e 48 milion paund.26 vjeçari Falkao, ka shënuar 6 gola në tre ndeshjet e para të sezonit dhe shihet si një nga sulmuesit më vdekjeprurës në botë. Në sezonin e kaluar, vetëm Lionel Mesi dhe Kristiano Ronaldo arritën të shënonin më shumë gola në kampionatin spanjoll sesa sulmuesi i Atletiko.

Por problemet financiare që po kalon klubi si dhe fakti që merkaton e Çelsit e kontrollon Horge Mendes, menaxheri i futbollistit kolumbian, bëjnë të duket se marrëveshja mund të realizohet sapo të rihapet merkato me 1 janar.

Skuadra e Roberto Di Mateos ka bërë një fillim mjaft të mirë në kampionatin anglez, duke fituar të tre ndeshjet e para. Por përballë kundërshtarëve seriozë si Mançester Siti në Superkupën e Anglisë dhe Atletiko Madrid në Superkupën e Evropës, londinezët shfaqën probleme të mëdha. Te takimi më i fundit, ishte pikërisht Falkao që shkatërroi londinezët, duke u bërë futbollisti i parë në 35 vite histori që shënonte 3 gola në një ndeshje të Superkupës së Evropës.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus