Kyresore » 2012 » Maj » 22 » Çelsi, 50 milionë paund për Falkao
4:54 PM
Çelsi, 50 milionë paund për Falkao
Planet e merkatos së Çelsit do të përfshijnë një ofertë prej 50 milion paund ndaj Atletiko Madrid për t’i rrëmbyer kësaj skuadre sulmuesin Radamel Falkao.Gjatë javës së ardhshme, drejtuesit e klubit do të mblidhen për të diskutuar të ardhmen e londinezëve dhe kuptohet që tema kryesore e bisedimeve do të jetë merkato, me anë të së cilës do të zëvendësojnë shumë lojtarë që do të largohen gjatë verësProblemi më i rëndësishëm, siç dihet, është të gjendet zëvendësuesi i denjë i Didier Drogba, gjithnjë e më shumë drejt largimit nga klubi londinez. Tani për tani, në kreun e listës janë Radamel Falkao, Edinson Kavani dhe Gonzalo Higuain.Sipas asaj që bëjnë të ditur mediat angleze dhe spanjolle, është pikërisht sulmuesi kolumbian që shihet si varianti më i mirë i mundshëm për të zëvendësuar sulmuesin nga Bregu i Fildishtë, pasi ka tregua me golat e tij se mund të bëjë repart edhe i vetëm, ashtu siç vepronte Drogba.Atletiko Madrid ka bërë të ditur se do ta shesë futbollistin vetëm nëse dikush ofron 50 milion paund, dhe Çelsi është gati të shpenzojë këtë shumë për lojtarin, në mënyrë që të krijojë sulmin 100 milion paund me të dhe Fernando Torres.
Lojtari nuk do ta refuzonte transferimin, pasi tani ka ardhur koha që ai të tregojë vlerat e tij edhe në Ligën e Kampioneve, pasi ka luajtur dhe ka fituar dy vite radhazi Europa League.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus