Kyresore » 2012 » Dhjetor » 6 » Celtic tutje, Barca barazon
0:28 AM
Celtic tutje, Barca barazon
As barazimi ndaj Barcelonës nuk i ka ndihmuar Benficas që të kualifikohet tutje në fazën e eliminimit direkt të Ligës së Kampionëve, pasi Celtic ka shënuar fitore ndaj Spartak Moskës në Celtic Park. Gjithcka u zhvillua në mënyrë dramatike në këto dy takime. Barcelona e cila u paraqit me fëmijë të drejtuar nga kapiteni Carles Puyol, nuk arriti të gjejë golin, përderisa Benfica u tregua e rrezikshme gjatë gjithë takimi.Messi nuk luajti dhe në fund u inkuadrua kur pas një rasti të sigurt të lëshuar edhe u lëndua nga portieri mysafir dhe nuk arriti të vazhdojë ndeshjen. Ende nuk dihet se sa do të jetë jashtë fushave futbollisti më i mirë në botë. Ndeshja mbaroi me barazim pa gola.Celticu kaloi i pari në epërsi me anë të Hooper (21’), para se Ari (39’) të barazonte për rusët në fund të pjesës së parë.Me një gol nga penaltia Kris Commons shënoi për gëzimin e tifozëve dhe rezultatin 2-1 në Celtic Park.Me këtë fitore Celticu i bën 10 pikë në vendin e dytë duke u kualifikuar tutje, përderisa lidere mbetet Barcelona me 13 pikë.PER TE SHIKUAR VIDEON KLIKO KETU
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus