Kyresore » 2012 » Qershor » 30 » Çfarë janë shiritat e Balotelit dhe a të ndihmojnë ato?
4:44 PM
Çfarë janë shiritat e Balotelit dhe a të ndihmojnë ato?
Momenti kur Baloteli shënon golin e dytë ndaj Gjermanisë ka mbetur në kujtesën e tifozëve. Pasi heq bluzën, në pah i del trupi i mbushur me muskuj. Por në sy ranë edhe tre shirita në ngjyrë bojëqielli.Ka nga ata që e dinë se çfarë janë këto shirita, ndërkohë që shumë të tjerë nuk e dinë. Quhen shirita kinezio dhe çtensionojnë trupin, përmirësojnë qarkullimin e gjakut dhe mendohet se lehtësojnë dhimbjet.Edhe në vitin 2007 bota e mban mend kur Bekam hoqi bluzën dhe sipër belit kishte të tillë shirita, por në ngjyrë rozë.Shiritat kinezio i ka shpikur japonezi Kenzo Kase. Shiritat përbëhen nga një pambuk i një cilësie shumë të lartë, i endur imët dhe vishen me një ngjitës akrilik të hollë. Ato ngjiten dhe shërbejnë si një lëkurë e dytë. Përveç të tjerave, shiritat ndihmojnë shumë frymëmarrjen dhe janë shumë elastike.Mes epidermës dhe dermës, dy shtresat e para të lëkurës, ndodhen edhe sensorët e dhimbjes. Japonezi Kase mendonte se duke e ngritur pak shtresën e parë të lëkurës, gjaku do qarkullonte më mirë në zonat e prekura nga ndonjë dëmtim apo plagosje. Viti 1979 njihet zyrtarisht si viti i lindjes së kinezios. Vetë Kase thotë se këto shirita e kanë ndihmuar qenin e tij Chihuahua, kur u kafshua nga një qen më i madh.

Por a të ndihmojnë realisht?

Shumë sportistë thonë se janë ndjerë mirë me to. Kërkime shkencore të plota për këtë çështje nuk ka. Disa shkencëtarët neozelandezë bënë kërkime disa kohë më parë, por nuk ishin në gjendje të dilnin me një përfundim. Ata pranuan se ndikonte tek aktiviteti i muskujve, por nuk e dinin nëse ndikonte pozitivisht apo negativisht. Ka të tjerë që thonë se ka një efekt placebo, që do të thotë se psikologjikisht të duket se të ndihmojnë, por në fakt nuk e bëjnë diçka të tillë.

Fillimisht shiritat kishin ngjyrën e lëkurës, por një nxënëse i tha shpikësit se duken shumë të shëmtuara. Ai vendosi të ndryshojë dhe të ofrojë ngjyrat blu e rozë.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus