Kyresore » 2012 » Gusht » 10 » Champions League, shorti i playoff
1:16 PM
Champions League, shorti i playoff
U mbajt mesditën e së premtes shorti për raundin plejof të Champions League, raund nga i cili do të sigurojnë biletën dhjetë ekipet që do të kompletojnë fazën e grupeve. 
Me 22 skuadra të kualifikuara automatikisht në fazën e grupeve, në bazë të rregullores, shorti u hodh në dy grupe.Në njërin grup figuruan skuadrat që një vit më parë fituan titullin kampion në vendet e tyre dhe në grupin tjetër ato jo-kampione.Secili prej grupeve do të kualifikojë në fazën finale pesë skuadra. Këto ishin çiftet që shorti i mbajtur në Nion të Zvicrës ofroi.

Grupi i skuadrave kampione
Basel (Zvicër)-Cluj (Rumani)
Helsinborg (Suedi)-Celtic Glasgoë (Skoci)
BATE Borisov (Bjellorusi)-Hapoen Shmona (Izrael)
AEL Limasol (Qipro)-Anderlecht (Belgjikë)
Dinamo Zagreb (Kroaci)-Maribor (Slloveni)

Grupi i skuadrave jo-kampione
Braga (Portugali)-Udinese (Itali)
Spartak Moskva (Rusi)-Fenerbahce (Turqi)
Malaga (Spanjë)-Panathinaikos (Greqi)
Borusia M. (Gjermani)-Dynamo Kyev (Ukrainë)
Lille (Francë)-Kopenhagen (Danimarkë)
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus