Kyresore » 2012 » Dhjetor » 7 » Champions mbush arkat e Juves dhe Milan
1:33 PM
Champions mbush arkat e Juves dhe Milan
E përditshmja më e madhe sportive italiane "La Gazzetta dello Sport" ka publikuar dje shifrën e saktë të arkëtimeve të klubeve italiane në Champions League pas përfundimit të fazës së grupeve. Sipas kësaj të përditshmeje, Milani dhe Juventusi mund t’i festojnë festat e fundvitit më të qetë financiarisht. "Zonja e Vjetër" virtualisht ka përfituar rreth 16.6 milionë euro për kualifikimin nga grupi, të cilave do t’i shtohen edhe rreth 10 milionë euro të tjera nga të drejtat televizive dhe sponsorët. Kurse Milani, i cili e mbylli i dyti fazën në grupe, do përfitojë 15.1 milionë euro, plus 10 milionë euro nga të drejtat televizive, pra në total 25 milionë euro, të cilat kuqezinjtë mund t’i investojnë në merkaton e janarit. 
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus