Kyresore » 2013 » Prill » 2 » Champions, natë yjesh me Bajern-Juventus e Ibra-Messi
4:04 PM
Champions, natë yjesh me Bajern-Juventus e Ibra-Messi
Si të ishte një festë e futbollit, "përurimi” i fazës çerekfinale të Champions League bëhet me dy sfida që janë më kryesoret e katër takimeve që luhen sonte dhe nesër. Natyrisht, kryefjala duket se është Bajern-Juventus, dy ekipe që po dominojnë në kampionatet e tyre respektove, por që sonte duhet të përplasin brirët mes tyre, në përballjen që do të zgjasë praktikisht...1 javë. Teknikët Conte dhe Heynckes kanë në dispozicion dy ekipe, që prodhojnë lojë, prandaj spektakli, golat dhe emocionet duhet të jenë të garantuara. Për më tepër, si gjermanët, edhe italianët vijnë thuajse të kompletuar dhe pa probleme të shumta formacioni. Për Juven, i vetmi që doli me dëmtim nga "derbi” i fundjavës ndaj Interit ishte Xhovinco, i cili është grumbulluar, por nuk pritet të luajë si titullar. Ndërsa për Bajernin do të mungojë si rrjedhojë e kartonëve Javi Martinez, në vend të të cilit do të jetë Luiz Gustavo. Balotazh edhe Boateng-Van Buyten në mbrojtje dhe Muller-Robben në sulm.

Formacionet e mundshme
Bajern M. (4-2-3-1): Neuer, Lahm, Dante, Boateng, Alaba; Schweinsteiger, Luiz Gustavo; Muller, Kroos, Ribery; Mandzukic Tr. J.Heynckes
Juventus (3-5-2): Buffon, Barzagli, Bonucci, Chiellini; Lichtsteiner, Vidal, Pirlo, Marchisio, Peluso; Vucinic, Matri. Tr. A.Conte.
Gjyqtar: Clattenberg (Angli).

Në të njëjtën orë në Paris do të luhet edhe dueli Ibra-Mesi, ose sfida mes PSG së Ancelottit dhe Barcelonës së Vilanovas, i cili kthehet në stol pas kurave të kryera në New York për tumor. Barcelona e Messit konsiderohet më skuadër sesa parizienët, mirëpo edhe francezët zotërojnë kampionë, që mund të ndryshojnë fytyrën e ndeshjes në çdo moment
Formacionet e mundshme
PSG (4-2-3-1): Sirigu, Van Der Wiel, Alex, Thiago Silva, Maxwell, Verratti, Matuidi, Lavezzi, Lucas Moura, Pastore, Ibrahimovic. Tr.K.Ancelotti
Barcellona (4-3-3): Victor Valdes, Dani Alves, Piquè, Mascherano, Jordi Alba, Xavi, Busquest, Iniesta, Messi, Villa, Tello. Tr.T.Vilanova
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus