Kyresore » 2012 » Shkurt » 27 » Champions, nga Basel te CSKA, jane shume yje te rinj ne vitrine
2:17 PM
Champions, nga Basel te CSKA, jane shume yje te rinj ne vitrine
Ndeshjet e fundit te Champions League nxoren ne pah lojtare te tjere qe mund te kalojne ne skuadra te medha sezonin e ardhshem. Witsel, Wernbloom, Xhaka, Dragovic jane disa nga emrat e lojtareve te rinj qe gjate merkatos se veres do te jene ne shenjestren e skuadrave te medha.Jane lojtare te rinj dhe me nje te ardhme te shkelqyer. Shaqiri eshte i Bayern Munchen pasi ka firmosur per 4 sezone po ndeshjet e fundit te Champions League nxorren ne pah lojtare te tjere qe mund te kalojne ne skuadra te medha sezonin e ardhshem. Witsel, Wernbloom, Xhaka, Dragovic jane disa nga emrat e lojtareve te rinj qe me siguri gjate merkatos se veres do te jene ne shenjestren e skuadrave te medha.
Thesari i BaselSkuadra qe i cuditi te gjithe jo vetem sepse mundi me rezultatin 1-0 skuadren pretendente te Bayern Munchen, por dhe sepse zhvilloi nje loje shume te mire ishte skuadra zvicerane e Basel. Ne perberje te saj kjo skuader ka shume lojtare te talentuar. Xherdan Shaqiri e ka zgjedhur te ardhmen e tij dhe ajo i perket pikerisht skuadres qe ai mundi ne Champions League, Bayern Munchen. Nga skuadra e Basel jane te pakten 3 lojtare te tjere qe kane terhequr vemendjen e shume klubeve te medha. I ‘pari’ ne liste eshte autori i golit te fitores, Stocker i cili ne prill mbush 23 vjec. Eshte nje lojtar qe mund te luaje edhe si sulmues i dyte por dhe si nje mesfushor mbrapa sulmuesve. Kontrata e tij me skuadren e Basel skadon ne vitin 2016. Dragovic, lojtari austriak i cili luan ne qender te mbrojtjes. Eshte 21 vjec dhe i ka kushtuar skuadres zvicerane vetem 1 milione euro. Tani ai kushton te pakten 5 milione euro. Granit Xhaka eshte lojtari tjeter qe ne mbremjen e 22 shkurtit shkelqeu. 19-vjecari kosovar qe luan per perfaqesuesen zvicerane ne vere mund te ndryshoje skuader.Biznes rusSkuadra tjeter qe arriti nje rezultat pozitiv eshte CSKA Moske e cila arriti te ndaloje ne barazim 1 - 1 makinerine e Real Madrid. Autori i golit, Wernbloom eshte blere nga drejtuesit e klubit per 3 milione euro nga skuadra e AZ Alkmaar. Suedezi 25 vjecar ishte nga me te miret ne fushen e lojes dhe ne fund puna e tij u kurorezua me golin e shenuar. Ne fushe ai mund te mbuloje shume role. Portieri i CSKA, Chepchugov. I ardhur nga skuadra e Novski Sibirsk ne janar te vitit 2010, 27 vjecari duket se do te ule ne stol perfundimisht portierin titullar Akinfeev. Nigeriani Musa eshte vetem 20 vjec, por ai ra ne sy ne kampionatin boteror te 20-vjecareve. Skuadra ruse pagoi 5 milione euro ne arkat e VVV Venlose dhe duke mposhtur dhe konkurrencen e Schalkes.A e mbani mend Witsel?Mesfushori belg Witsel qe tani luan ne skuadren e Benficas gjithnje e me shume po behet nje nga lojtaret me te rendesishem te skuadres portugeze. Benfica pagoi 9 milione euro per 22-vjecarin i cili ndiqej dhe nga Milan. Tani ai vlen me shume se 15 milione euro. Spanjolli Mata, i cili u ble nga Chelsea 27 milione euro tani vlen me shume se 30 milione. Ne fillim u quajt si nje ‘cmenduri’ nga ana e Arbramovich, por tani spanjolli po tregon se vlen gjithnje e me shume. Skuadra e Zenit eshte prane kualifikimit per ne 8 skuadrat me te mira te Champions League. Lojtaret qe mund te ndryshojne skuader ne vere jane Hubocan, dhe Bystrov. Hubocan eshte nje mbrojtes polivalent dhe ka nje kontrate qe skadon ne vitin 2013. Bystrov eshte nje mesfushor qe ka luajtur vetem ne Rusi dhe ideja per tu transferuar jashte vendlindjes per nje eksperience te re mund ta tundoje. Ne mesfushe ai mund te mbuloje cdo pozicion.

Biznes ne France
Skuadra e Lion ka fituar ne takimin e pare kunder Apoel te Qipros dhe ne ate takim ishin 2 lojtare qe spikaten me shume. Bakary Kone, mbrojtes 24 vjecar. Eshte nga Burkina Faso por zoteron dhe pasaporten franceze. Mund te ndryshoje skuader nese klubit francez i vjen nje oferte e mire.
Lojtari tjeter qe bie ne sy ne skuadren franceze eshte Lacazette. I lindur ne vitin 1991 ai mund te luaje ne te dy krahet e mesfushes. Vleresohet rreth 4 milione euro, por kjo shume mund te rritet ndjeshem.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus