Kyresore » 2012 » Maj » 3 » Champions, UEFA nuk fal kartonat
1:02 PM
Champions, UEFA nuk fal kartonat
UEFA nuk do t'i heqë pezullimet që ndalojnë gjashtë futbollistë të ekipeve finaliste të Ligës së Kampionëve, Bayern dhe Chelsea, të paraqiten në ndeshjen finale. Drejtuesit e UEFA-s nuk e kanë marrë parasysh as thirrjen e Shoqatës globale të futbollistëve, e cila ka kërkuar ndryshimin e këtij rregulli. Ndeshja finale e Ligës së Kampionëve zhvillohet më 19 maj në stadiumin e Muenchen "Allianz Arena". Bayernit dhe Chelsea do t'u mungojnë gjithsej shtatë futbollistë. David Alaba, Holger Badstuber e Luiz Gustavo nuk do të jenë në përbërjen e bavarezëve, kurse Branislav Ivanovic, Raul Meireles, Ramires e John Terry do mungojnë për londinezët. 

Ky i fundit do të mungojë për shkak të kartonit të kuq të marrë në ndeshjen e fundit gjysmëfinale, kurse gjashtë të tjerët për shkak se në ndeshjet e fundit morën kartonin e tretë gjatë këtij sezoni të Championsit. Bayerni në gjysmëfinale eliminoi Real Madridin, kurse Chelsea Barcelonën.

"UEFA ka bërë të ditur se nuk do t'i përgjigjet kërkesës tonë për 'mëshirë' ndaj gjashtë futbollistëve, të cilët do të mungojnë në finalen e Ligës së Kampionëve për shkak të kartonëve të verdhë", thuhet në komunikatën e lëshuar nga FIFPro.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus